Përgjithmonë

Autor:Susanna Tamaro ISBN: 978-99943-0-276-5 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 228Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2012 Çmimi: 900 Lekë

“A ekziston “përgjithmona?” – më kishte pyetur. Të kisha shtrënguar pas vetes me më shumë forcë. Nën shtresën e bluzave, pulovrave dhe xhupit, kisha ndier të gjallë dhe të ngrohtë trupin tënd të hajthëm. “Ekziston vetëm “përgjithmona”, të isha përgjigjur.

Ky ishte pakti i dashurisë dhe jetës, filli i pazgjidhshëm mbi të cilin kishin ndërtuar intrigën e ditëve të tyre. E megjithatë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?

Një rrugëtim i brendshëm që na tregon se sa shumë një njeri mund të përhumbet në dhimbje dhe se si forca ripërtëritëse e Natyrës dhe misteri i jetës së përmbajtur në gjërat më të vogla mund ta përkundin, ta shërojnë dhe ta çlirojnë duke ia kthyer botës.

Me këtë roman, autorja e “Thuaji zemrës po” na dhuron një histori origjinale dhe pabesueshmërisht poetike, që bën të rikumbojnë telat e dashurisë, të brishtësisë njerëzore dhe të çudisë që provohet përballë jetës.