KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë172
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane49
- Letërsi Europiane210
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Pasdite në kopshtin e shtëpisë – Muri Vëllimi I
Selma Dino, bija e vetme e dy prindërve të arsimuar e me kulturë perëndimore, lindi në Tiranë, më 1954-n. Në vitin 1979 përfundoi studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe më pas specializimin për gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, largohet nga Shqipëria me bashkëshortin po mjek dhe djalin e vogël, duke emigruar në Milano, Itali. Pas disa vitesh të vështira, arrin ta barasvlerësojë diplomën e saj në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së
Milanos, gjë që i dha mundësinë të ushtrojë profesionin e saj aq të dëshiruar të mjekes.
Jemi në Angli, Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer. Po ashtu një dashuri e madhe ka lulëzuar në kopshtin e shtëpisë. çfarë do të ndodhë me Anën dhe Perlatin? kemi mbetur me këtë pyetje që nga pjesa e parë e tetralogjisë “Pasdite në kopshtin e shtëpisë-Piktura”. “Pasdite në kopshtin e shtëpisë – Muri”, i ndarë në dy vëllime, është pjesa e dytë e sagës e cila ka filluar me pjesën e parë, “Piktura” dhe do të vijojë me “Gjerdani” dhe “Kthimi në kopsht”.
…Perlati vazhdonte t’u shkruante letra pa mbarim, por asnjë përgjigje nuk vinte nga ata. Në fillim ky e mori si një çrregullim linjash komunikimi për shkak të luftës, prandaj dhe preokupimi i mbeti gjatë, si diçka e ndrydhur përbrenda, një si mundim i heshtur që s’arrinte të kthehej në ankth. Kjo deri në fillim të 1945-s, kur në botë kontaktet mes njerëzve deri diku u stabilizuan. Atëherë për të nuk qe më e lehtë dhe as e besueshme të kapej pas thënies franceze që kishte mësuar dikur në shkollë, “Pas de nouvelle, bonnes nouvelles”, siç pati bërë deri tani. Shumë kohë rrodhi, në mes kishte qenë lufta, prindërit dhe motra mund të ishin sëmurur apo, në kushte që s’mund të shkruanin… mund edhe të kishin vdekur…





