Pacienti anglez

Autor:Michael Ondaatje ISBN: 978-99928-176-2-9 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 340Përktheu: Ledia AgolliViti i botimit: 2016 Çmimi: 1000 Lekë

“Një rrjetë ëndrrash, e rrallë dhe magjepsëse.” – Time

 

“Sensual, misterioz dhe rapsodik, e përcjell lexuesin në një botë tjetër… Me këtë roman Ondaatje bën një analizë të imët të natyrës së identitetit njerëzor.” – San Francisco Chronicle

 

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker’s Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, diku në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Infermiere Hana, e rraskapitur nga vdekja, kujdeset me ngulm për pacientin e saj të fundit që ka mundur të mbijetojë. Hajduti Karavaxhio rreket të rigjejë vetveten tani që duart ia kanë cunguar si mos më keq. Xhenieri indian, Kipi, është në kërkim të minave të fshehura në peizazhin piktoresk, ku gjithçka, përveç vetes, përbën një kërcënim. Dhe në qendër të këtij labirinti qëndron pacienti anglez, i paemër dhe i djegur deri në palcë, një burrë, i cli, për ata që e rrethojnë, përbën njëkohësisht një gjëegjëzë e provokim, kujtimet e të cilit për vuajtjet, shpëtimin dhe tradhtinë e ndriçojnë këtë libër si flakërimat e gjuhëve të flakës.

“Ondaatje është një nga romancierët më të mirë të Amerikës së Veriut… Magjia e vilës së tij do të na përndjekë dhe  do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, duke na ftuar t’i lexojmë sërish pasazhet e këtij libri, thjesht për kënaqësinë e të qenit pjesë e tij.” – Wall Street Journal