Ngushëllimet e mia

Autor:Dulce Maria Cardoso ISBN: 978-99943-0-376-2 Kolana: Nr. faqe: 320Përktheu: Nasi LeraViti i botimit: 2015 Çmimi: 800 Lekë

“…jeta ime është një luftë kundër miliona qimeve dhe ndihem tepër krenare për këtë… i njoh armiqtë e mi, ua njoh hiletë, nuk ma hedhin dot, edhe kur ndahen më dysh për t’u rritur më të forta, kur hyjnë në mish apo kur mësyjnë fshehurazi e tinëzisht duke u rritur nën lëkurë; i njoh armiqtë e mi dhe nuk lë rast pa ua çjerrë maskën, nuk i lejoj të fshihen për të fituar kohë, është një luftë e paepur…”

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje “baxhelle”, ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri; të ëmën, akull të ftohtë, që s’pajtohet dot me faktin që solli në jetë një vajzë aq të shëmtuar; takimet e seksit të shpejtë shkel e shko me kamionistët në vendpushimet e autogrillave; vëllanë e gjetur, dështak, të fiksuar pas rregullit, i mbërthyer nga manitë e hakmarrjes. E tërë kjo në sfondin e një Lisbone të ndërdyshur mes Revolucionit të Karafilave dhe qendrave të sotme tregtare, restoranteve të trishtuara indiane dhe kafeneve të ndyra, ku e shkuara dhe e ardhmja kërleshen mes tyre dhe e tashmja s’është veçse një ëndërr e keqe.