Miq të humbur

Autor:Bessa Myftiu ISBN: 9789995604943 Kolana: , Gjinia: Nr. faqe: 92 Çmimi: 500 Lekë

Vëllimi poetik Miq të humbur është botimi i parë që autorja shqiptare me banim në Zvicër sjell për publikun shqiptar.

 

Besa Myftiu ka lindur në Tiranë, ku ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi dhe më vonë ka punuar si gazetare te revista Skena dhe Ekrani. Që nga viti 1991 jeton në Zvicër, ku jep mësim në Universitetin e Lozanës. Ka botuar nëntë libra në frëngjisht, tre nga të cilët i ka përkthyer në shqip, të cilët janë: Miq të humbur, libër me poezi, dy nga të cilët janë aktualizuar si këngë në albumin e ri të Elida Dunit, Rrëfime nga vendet e harruara është romani që është botuar edhe në gjermanisht, bullgarisht e tashmë është në proces përkthimi në anglisht dhe italisht dhe romani Drejt të pamundurës.