KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Rruga e trëndafilave
“Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë. Me pastërtinë e një fëmije, ajo e bënte të rrinte me orë të tëra pranë shtratit duke e vështruar e duke pritur me dëshirë që sytë e bukur ngjyrë deti të hapeshin për t’i dhuruar botën e tyre pafund.”
Jetë në udhëkryqe, e kaluar në errësirë dhe plagë të thella sociale… Janë këto linjat që pasqyrohen në romanin e shkrimtares tepër të njohur Brunilda Zllamit. Rrëfim i shtruar, tema prekëse dhe, sigurisht librin nuk mund ta lëshoni nga dora.