Luani, Magjistarja dhe Dollapi i rrobave

Autor:C. S. Lewis ISBN: 99943-33-84-4 Kolana: Përktheu: Leonard DokaNr. faqe: 168Viti i botimit: 2007 Çmimi: 700 Lekë

“Luani, magjistarja dhe dollapi i rrobave” nis me 4 aventurierë, të cilët, përmes një dere dollapi, hyjnë në botën e Narnias – një tokë e skllavëruar nga Shtriga e Bardhë.

Narnia… vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi… vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia. Por shumë shpejt, Edmundi dhe pastaj Piteri e Suzana e zbulojnë vetë magjinë dhe takohen me Asllanin, Luanin e Madh. Sa hap e mbyll sytë jetët e tyre ndryshojnë përfundimisht.