KOLANA
Gjak si boja
Megi lexoi për të njëqindtën herë letrën që u kishte shkruar prindërve:
Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të Bukurin dhe ndoshta edhe Princin e Zi dhe ariun e tij. Dua të shoh sërish zanat dhe njerëzit-qelq dhe Fenolion. Ai do të më sjellë sërish këtu. Ju e dini se ai mundet. Mos u shqetësoni. Bricjapi nuk është më atje.
Shihemi së shpejti, një mijë puthje. Megi.
Trilogjia e Cornelia Funke-s, nga Shtëpia Botuese “Dudaj”:
- Zemër si boja
- Gjak si boja
- Vdekje si boja