Lindur femër

Autor:Brunilda Zllami ISBN: 9789994300372 Kolana: Nr. faqe: 456Viti i botimit: 2007 Çmimi: 900 Lekë

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami… Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq… Një zhdukje e bujshme e një gruaje të njohur për bukurinë e saj të hatashme, zgjon kuriozitetin e një qyteti të tërë duke shtruar një mori pyetjesh: Është vrarë nga i shoqi, është larguar jashtë shtetit apo ka ndonjë mister që fshihet poshtë kësaj ngjarjeje ? Në të vërtetë romani ka pikën e vet më të fortë skalitjen e profileve psikologjike të personazheve, të cilët çdokush i has fare thjesht në jetën e përditshme.