Gomorra

Autor:Roberto Saviano ISBN: 978-99943-0-088-4 Kolana: Përktheu: Etleva Cani Demollari, Alketa YlliViti i botimit: 2008Nr. faqe: 336 Çmimi: 1200 Lekë

Roberto Saviano na çon në një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe tronditës në botën e Kamorrës ose, e thënë ndryshe, Sistemit, ngaqë fjalën “kamorrë” askush nuk e përdor më. Është një organizatë biznesi me degëzime befasuese në të gjithë planetin dhe një zonë gri, gjithmonë e më e madhe, në të cilën duhet vërtet guxim për të dalluar sa pasuri është prodhuar me gjak e sa me operacione financiare.

Në këtë libër tërheqës dhe të dokumentuar deri në detaje, autori ka sjellë si logjikën sypatrembur ekonomiko-financiare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolit dhe Caserta-s, ashtu dhe fantazinë e ndezur, që logjikës së biznesit i bashkëngjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatë Mesjetës në Japoni. Kemi kështu një libër të pazakontë dhe të fuqishëm, plot pasion e dhunë, por në të njëjtën kohë objektiv dhe shpresëplotë, i pasur me kërkime e letërsi, mbushur me tmerre po aq sa edhe me magjepsje që s’të lënë të qetë. Janë faqe që e kapin lexuesin për fyti dhe e tërheqin gati zvarrë në humnera ku vërtet asnjë lloj përfytyrimi nuk kishte qenë në gjendje të arrinte.

 

Roberto Saviano ka lindur në Napoli, në vitin 1979. Është autor i bestsellerit ndërkombëtar “Gomorra”, që u përkthye në më shumë se pesëdhjetë vende dhe u shit në më shumë se dhjetë milionë kopje në Itali dhe në botë. Mbështetur në këtë libër janë realizuar një shfaqje teatrore që fitoi çmim në Olimpiadën e Teatrit (2008), si dhe filmi me të njëjtin titull, që fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Kanës (2008). Po ashtu, janë botuar edhe libra të tjerë, si “Zero zero zero”, “ Banda e Fëmijëve”, “Puthje mizore”, etj. Saviano shkruan artikuj dhe opinione në disa organe shtypi në Itali dhe nëpër botë. Për veprimtarinë e tij si autor dhe për angazhimin qytetar i janë dhënë çmime të ndryshme prestigjioze brenda e jashtë vendit.