KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Fletorja e Majës
Maja Vidali është nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe ka rënë në qarkun e alkoolit dhe të drogës. Në arrati nga fundërrinat e Las Vegasit, nga shpërndarësit e drogës dhe agjentët e FBI-së, zbarkon në arkipelagun e pandotur të Çiloes. Në këta ishuj të largët në jug të Kilit, në atmosferën e një jete të thjeshtë që përbëhet nga perëndime të mrekullueshme, vlera të forta dhe respekt të ndërsjellë, Maja mëson të njohë veten dhe të rizbulojë tokën e saj të origjinës, zbulon të vërteta të fshehura dhe, në fund, gjen dashurinë. Në këto faqe ndërthuret rrëfimi i gjallë i historisë së vështirë që e ka çuar në ata ishuj, një jetë e përbërë nga mënjanimi dhe degradimi, vetmia dhe shoqëri të këqija, në të cilat është rrokullisur pas vdekjes së gjyshit shumë të dashur.
Isabel Allende rrëfen sërish jetën e një femre guximtare në një roman që përballon me delikatesë të madhe marrëdhëniet njerëzore: miqësitë e pakushtëzuara, historitë e njëmendta të dashurisë si dhe ato më të padukshmet, dashuritë e adoleshencës dhe ato që zgjasin një jetë. Një ritëm i ngutshëm, një prozë që nuk ka iluzione për një rrëfim të madh që ngjyhet me “noir”, galeria e jashtëzakonshme e radhës e femrave me vullnet të fortë dhe meshkujve të aftë të dashurojnë.