KOLANA
Portret në sepje
“Triumfi i radhës i një rrëfyeseje të lindur nga thesari i talenteve latino-amerikane.”
Los Angeles Times
Në romanin “Portret në sepje” autorja e suksesshme kiliane rrëfen historinë e një gruaje të re që ka vendosur të zgjidhë të fshehtën e së kaluarës së saj të largët, nga e cila nuk mund të kujtojë asgjë, për të hedhur dritë mbi një ankth të vjetër që nuk e lë të qetë.
Një grua dhe e kaluara e saj. Përmes dashurive, luftës dhe nyjave të gjakut. Një nderim i madh lirisë për të jetuar, për të rijetuar dhe për të treguar. Një vepër e magjishme që të zhyt në thellësitë e kujtesës dhe të të fshehtave të familjes.
“Unë besoj se gjëja më e rëndësishme është që, nëpërmjet të rrëfyerit, e kaluara të bëhet po aq e përjetueshme. Në historinë e Aurorës, si në një pasqyrë gjigante, shoh edhe përfytyrimin e shumë grave të kohëve të sotme.”
Isabel Allende