Gratë e shpirtit tim

Autor:Isabel Allende ISBN: 978-99943-0-696-1 Kolana: Nr. faqe: 182Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2023 Çmimi: 1000 Lekë

Me lehtësi dhe ironi, Isabel Allende rievokon çaste të së shkuarës dhe ndalet në të tashmen për të na treguar arsyet e feminizmit të saj. Autorja niset nga origjina, nga fëmijëria dhe nga adoleshenca e saj, të kaluara në kornizën e një strukture të rreptë patriarkale. Instinkti i rebelimit është njëfarë reagimi i natyrshëm ndaj maskilizmit mbisundues, që bën të lindë tek ajo prirja që në rrjedhën e viteve e çoi të rreshtohej gjithnjë me të dobëtit, të mënjanuarit dhe të gjitha gratë që ende luftojnë për emancipimin. Isabela na tregon etapat e rrugëtimit të saj, duke filluar nga arritja e pavarësisë ekonomike, marrëdhëniet mes sekseve, biografinë e saj sentimentale dhe profesionale. Dhe pastaj mosha e tretë, atë çka do të thotë për të, grua plotësisht e çliruar dhe e bindur që modelet e imponuara çojnë në një formë paragjykimi kundër pleqërisë jo të ndryshme nga qëndrimet seksiste dhe raciste.

 

“Nuk e teproj kur them se jam feministe që në moshën e kopshtit”

 

Nga Shtëpia Botuese “Dudaj – libra të tjerë të Isabel Allende:

Shtëpia e shpirtrave, Paula, Bija e fatit, Portret në sepje, Ishulli nën det, Vendi im i imagjinuar, Shuma e ditëve, Loja e Riper-it, Fletorja e Majës, Përtej dimrit, Qyteti i shtazëve, Mbretëria e Dragoit të Artë, Pylli i Pigmejve, Dashnori japonez, Petali i gjatë i detit, Për dashurinë dhe hijen.