Etika dhe biznesi

Autor:Kevin Gibson Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 360Përktheu: Engjëllushe ShqarriViti i botimit: 2011 Çmimi: 800 Lekë

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t’u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t’i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të punojnë për t’i zgjidhur ato në baza parimore. Përmes përdorimit të rasteve studimore të marra nga mbarë bota, ai analizon tema që përfshijnë përgjegjësitë e palëve të interesuara, qëndrueshmërinë, përgjegjësinë shoqërore të korporatave, si dhe gratë dhe biznesin. Për shkak se tanimë biznesi nuk mund të ndahet nga pasojat që ka për komunitetet dhe mjedisin, këto shqetësime autori i nxjerr në plan të parë. Libri kap gjithashtu natyrën dinamike të etikës së biznesit në epokën e globalizimit, ku tashmë punët mund të bëhen me kontrata të jashtme, produktet të prodhohen me komponentë të marrë nga një mori vendesh dhe ku mallrat e lira që kërkohen nga publiku shpesh sigurohen nga fabrikat që shfrytëzojnë punëtorët.