E gjitha jetë

Autor:Fabio Volo ISBN: 978-99943-0-485-1 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 236Viti i botimit: 2017Përktheu: Anja Cura Çmimi: 1100 Lekë

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit.

Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën “MOS SHQETËSO!” në derë? Ku përfunduan pasioni, bashkëpunimi?

Libri i ri i Fabio Volo-s të grish për t’u kredhur i tëri në jetën e përditshme të një çifti, në evolucionin e një dashurie. Tregon krizën që nis me ardhjen në jetë të një fëmije dhe, për më tepër, çfarë ndodh kur diçka e thyen magjinë mes dy të dashuruarve. Dhe sugjeron, hedh hipotezën e një përgjigjeje, kërkon një rrugëdalje.

Duket sikur protagonistët e romaneve më të dashur të Volo-s, “Edhe një ditë më shumë” apo “Koha që do të doja”, po përballojnë tanimë periudhën e pas rënies në dashuri, duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe kontradiktat e të jetuarit vërtet së bashku.

Edhe një herë, Volo na habit me aftësinë e tij të fotografimit dhe emërtimit të ndjenjave, madje edhe të atyre jo fort fisnike, por që, gjithsesi, nuk janë më pak të zakonshme. “E gjitha jetë” është një roman i drejtpërdrejtë, i sinqertë, pa drojë. Duke e lexuar, mund t’ju ndodhë të buzëqeshni apo të prekeni njësoj sikur ta keni përjetuar diçka të tillë në lëkurën tuaj.

FABIO VOLO është shkrimtar, aktor, prezantues televiziv dhe radiofonik. Ka publikuar: Po dal për një shëtitje (2001), Kam një jetë që të pres (2003), Një vend në botë (2006), Edhe një ditë më shumë (2007), Koha që do të doja (2009), Regëtimat e dritës së mëngjesit (2011) dhe Rruga drejt shtëpisë (2013), Përtej kufijve (2017), të gjithë të botuar nga Mondadori. Librat e tij janë të përkthyer në shumë vende të botës.