Djemtë e Belanos

Autor:Andrea Vitali ISBN: 978-99943-0-414-1 Kolana: Nr. faqe: 396Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2016 Çmimi: 1100 Lekë

Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të: “Djemtë e Belanos” është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.

Protagonistët janë katër djem fshati, një bandë “marrokësh” që bëjnë lëmsh gjithë Belanon. Natyrisht që përfundojnë menjëherë në shënjestrën e mareshal Ernesto Makados, i cili njofton familjet dhe i fut në panik.

Si një “melodi” dytësore, motra e njërit prej tyre, Filcina e imët, e zbehtë dhe e brishtë, sekretarja e përkryer që në kohën e lirë u kushtohet veprave të bamirësisë. Por edhe ajo, ashtu si heroina të tjera të Vitali-t, do të përfundojë duke na çuditur.

Mjeshtër koncertor me ritëm gjithnjë ngulmues, Vitali e tejkalon veten në këtë roman të ri me një rrëmujë shpërthyese…

 

“Vitali zotëron një aftësi rrëfyese që e dallon si zëdhënësin e provincës italiane me lëmshin e saj të historive midis skandaleve dhe thashethemeve.” – Michele Sovente

“I përshkruan aq mirë mjegullat e liqenit sa, ndërsa lexoja më hipi i ftohti.” – Daria Bignardi