Diçka e shkruar

Autor:Emanuele Trevi Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 236Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2014 Çmimi: 900 Lekë

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi ‘Pier Paolo Pasolini’. Në atë labirint letrash të mbyllura në një pallat të madh në lagjen ‘Prati’ mbretëron Laura Betti, një noprane e madhe që po i perëndon ylli: por takimi me heroinën e çartur të këtij libri, e vetëquajtur e megjithatë trashëgimtare e mirëfilltë shpirtërore e poetit friulan, për djaloshin ka vlerën e një takimi të vërtetë me Pasolini-n, njëlloj sikur autorja e Teoremës të ishte ngjizur, të ishte pushtuar nga prania e tij e gjallë, nga itinerari privat prej eksperimentuesi të zjarrtë seksual dhe nga ndodhia e tij publike e artit, herezisë dhe provokimit.

“Diçka e shkruar” rrëfen linjën e hijes së kësaj molepsjeje dhe shkëputjen e pashmangshme prej saj – një shkëputje nga adoleshenca dhe një epokë e tërë; por rrëfen edhe një ngjarje tjetër, atë të njohjes fillestare me misteret, të hyrjes në sekretet e fshehta dhe të përjetshme të jetës.