Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria

Autor:Luan Omari ISBN: 978-99943-0-365-6 Kolana: , Gjinia: , Nr. faqe: 280Viti i botimit: 2014 Çmimi: 800 Lekë

“Punimi i prof. Luan Omarit ‘Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria’, për nga përmasat, problematika e përgjithshme që ngërthen, si dhe nga këndvështrimi juridik, përfaqëson një ndër studimet më të plota dhe më kompetente në literaturën juridike shqiptare.

Përmbajtja e thellë, e pasur me ide e probleme madhore, e analizuar dhe gjykuar me rigorozitet shkencor, sikurse edhe forma e paraqitjes, me mënyrën e qartë të përshkrimit, me stilin e zhdërvjellët dhe tepër tërheqës, e bën librin shumë të vlefshëm dhe të dobishëm.” – Prof. dr. Ksenofon Krisafi