Besnikëri

Autor:Marco Missiroli ISBN: 978-99943-0-604-6 Kolana: Gjinia: Përktheu: Agim DoksaniNr. faqe: 232Viti i botimit: 2020 Çmimi: 1000 Lekë

“Ç’fjalë e gabuar, dashnor! Ç’fjalë e gabuar, tradhti!”.

A jemi të sigurt se t’i bësh ballë një tundimi do të thotë të jesh besnik? Po sikur ajo sprapsje të ishte në fakt tradhti ndaj natyrës sonë më të thellë?

Besnikëria është një spirancë që nuk e lejon shtrëngatën të na marrë me vete, por edhe pasqyra ku çdo ditë kërkojmë veten me shpresë që ta njohim atë.

Marco Missirioli e rrëfen duke shkuar në zemrën e personazheve të tij: ai, ajo, tjetra, dhe tjetri. Vetja jonë. Përgatituni të lexoni historinë tuaj.

Keqkuptim”, kështu e quajnë Karloja dhe Margarita dyshimin që ciflosi sipërfaqen e martesës së tyre. Karloja ishte pikasur në banjën e universitetit bashkë me një studente: “U ndie keq, thjesht shkova e ndihmova”, i tregon rektorit, kolegëve, të shoqes, dhe Sofia pohon rrëfimin e tij.

Margarita dhe Karloja nuk janë një çift në krizë, mirëkuptimi dhe afrimiteti i tyre s’ka të sharë, pavarësisht lojës së rrezikshme mes çarçafëve. Fjalët e thëna mes tyre përvëlojnë prush, po ashtu edhe veprimet. Mund të përkufizohen si të lumtur. Por ajo tradhti e hamendësuar, atij i shndërrohet në obsesion, dhe kthehet në një alibi të fuqishme për fantazitë e së shoqes.

Në një Milano shpuzë të gjallë, mes rrugëve të vjetra të treguara nga Buzzati dhe rrokaqiejve të rinj që çajnë horizontin, dhe një Rimini ku ende gjëllin ndjenja poetike e kohëve tona, tregimi bëhet aq intim sa të mban frymën pezull. Me një stil të shkruari të gjerë, karstik, përfshirës, Marco Missiroli çel dhomat dhe rrugët, mendimet dhe dëshirat e parrëfyeshme, bën të kumbojnë dialogë dhe heshtje me natyrshmërinë e tregimtarëve të mëdhenj.

Marco Missirioli ka lindur në Rimini dhe jeton në Milano. Fitues i Çmimit Campiello Opera Prima me romanin e tij debutues, Pa bisht (Fanucci 2005; Feltrinelli 2016). Për Guanda ka botuar Terrin mbi vete (2007), I Bardhë (2009) dhe Sensi i elefantit (2012); Çmimi Selezione Campiello). Ka botuar bestsellerin Akte të turpshme në vend privat (Feltrinelli 2015), me të cilin fitoi Çmimin Super Mondello. Librat e tij janë përkthyer në shumë vende. Bashkëpunon me “Corriere della Sera”.