“Amerikani” Tony Blair

Autor:James Naughtie ISBN: 978-99943-0-025-9 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 240Përktheu: Enkeleida HaxhinastoViti i botimit: 2007 Çmimi: 800 Lekë

Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që, duke u lidhur me Xhorxh Bushin, vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, u kthye në hero për shumë amerikanë. Në këtë histori të jashtëzakonshme e magjepsëse, autori James Naughtie pyet: “Pse Bleri hyri në zemrat e amerikanëve, pse ai iu përgjigj atyre në atë mënyrë, cilat do të jenë pasojat për Britaninë, politikën dhe liderët e saj. Toni Bler e shndërroi marrëdhënien e veçantë në një histori dashurie. Miqësia e tij me Bill Klintonin ishte e ngushtë, e megjithatë ai e kapërceu ndarjen politike duke e përqafuar Xhorxh W. Bushin me të njëjtën ngrohtësi. Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, si dhe duke përdorur dëshmitë e një rrethi të gjerë miqsh të ngushtë, James Naughtie zbulon rrënjët e obsesionit amerikan të Blerit. Por ky respekt i thellë ka koston e tij. I sulmuar nga anëtarët e pabindur të partisë së tij dhe duke humbur gjithnjë e më tepër besimin e elektoratit, Bleri shihte që reputacion i tij brenda vendit po tretej, teksa arrinte qiellin tek republikanët e Bushit. Pra, pse e ka rrezikuar ai të ardhmen e tij politike në këtë mënyrë? Si ishte e mundur që një politikan që e solli në pushtet një parti dikur socialiste e betuar, arriti të bashkohej me neo-konservatorët amerikanë? Pse vendosi ai që në një Europë krejtësisht mosbesuese ndaj një imperializmi të ri amerikan, ta kthente shikimin me vendosmëri përtej Atlantikut? Ç’mendonte në të vërtetë për Amerikën lideri i nderuar nga Kongresi e i përkëdhelur nga Shtëpia e Bardhë? Si do ta shpjegonin demokratët lidhjen e mikut të tyre të vjetër me administratën e Bushit?


Video

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review ““Amerikani” Tony Blair”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.