3 romane

Autor:Annie Ernaux ISBN: ISBN: 978-99943-0-788-3 Kolana: Gjinia: , , , , , Nr. faqe: 226Përktheu: Klarita LagjiViti i botimit: 2026 Çmimi: 1500 Lekë

“HISTORIA E NJË GRUAJE”

Annie Ernaux përpiqet këtu të rigjejë fytyrat e ndryshme dhe jetën e nënës së saj, e cila vdiq më 7 prill 1986, pas një sëmundjeje që i kishte shkatërruar kujtesën dhe integritetin intelektual e fizik. Ky libër vjen si rrëmim në ekzistencën e një gruaje, punëtore, më pas tregtare, e shqetësuar për të “ruajtur vendin e vet” dhe për të mësuar. Por edhe si një zbulim gjithashtu, i evolucionit dhe i dyfaqësisë së ndjenjave të një vajze ndaj nënës së saj: dashuri, urrejtje, butësi, ndjenjë faji e, më në fund, një lidhje mishtore me plakën e rrënuar.

«Nuk do ta dëgjoj më zërin e saj… Kam humbur lidhjen e fundit me botën nga e cila kam ardhur.»

 

“NGJARJA”

«Prej vitesh i sillem rrotull kësaj ngjarjeje të jetës sime. Sa herë lexoj në ndonjë roman rrëfimin për një abort, befas kridhem në një tronditje pa imazhe e pa mendime, sikur befas fjalët të shndërroheshin sakaq në ndjesi të dhunshme. E po ashtu, sa herë dëgjoj rastësisht La Javanaise, J’ai la mémoire qui flanche, apo cilëndo këngë që më ka shoqëruar gjatë asaj periudhe, më trazon thellë.»

 

“TURPI”

«Gjithmonë kam pasur dëshirë të shkruaja libra për të cilët e kisha të pamundur më pas të flisja, që e bëjnë të papërballueshëm vështrimin e të tjerëve. Po nuk kish çfarë turpi të më shkaktonte shkrimi i një libri që përcjell atë çka kam përjetuar kur isha në moshën dymbëdhjetëvjeçare.»

 

Annie Ernaux lindi në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze. Në librat e saj, ajo ka zbuluar një metodë të re dhe mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës tënde në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial. Konsiderohet një klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentësh.

Në 2022 iu akordua Çmimi Nobel për letërsinë.

 

Nga Shtëpia Botuese Dudaj – libra të tjerë të Annie Ernaux: “Pasion i thjeshtë”, “Kujtime vajze”, “Vendi i babait”, “Vitet”.