Poezi

Poezi

Autor: Teodor Keko

Gjinia: Poezi

Viti i botimit: 2013

Nr. faqe: 320

ISBN: 978-99943-0-315-1

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria unë ktheva sytë,
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.

Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Nga dashuria ditët e gjata,
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije.
Me to të gjallë e mbajta shpresën,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në qiell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
Ndërmend e kam të të dua prapë.