KOLANA
Kalorës i fatit
Dhe të shkuarën e lashë mbrapa,
Portën ia mbylla pas vetes!
Nuk di, të ndihem krenare,
Për mësimet e marra,
Apo, fatkeqe për ç’ka kam vuajtur!
Mbase pak nga të dyja,
Mbase asnjëra nga pak.
Këtu ku jam, më ka sjellë rruga e fatit,
Dhe me veten duhet të shoh të ardhmen.
Nuk ka më kohë, të humbas,
E shkuara, s’ka më vend të thërrasë!….
Të sotmen jetoj me forcën e shpirtit,
E nesërmja plot pasion thërret,
Dhe mirënjohëse i ndihem fatit,
Që më bekoi në këtë realitet…