Zemër pasioni

Autor:Sveva Casati Modignani ISBN: 978-99943-0-057-0 Kolana: Përktheu: Aida BaroNr. faqe: 416Viti i botimit: 2008 Çmimi: 900 Lekë

Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkojnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste, e cila është e vendosur t’i realizojë ëndrrat e saj pa e tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet së bashku me të tre vëllezërit në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. Nga prindërit ka mësuar të ruajë dinjitetin e saj dhe të kërkojë të drejtat në një shoqëri ku më të dobëtit pësojnë shpesh padrejtësi. Ndërkaq kohët ndryshojnë me shpejtësi: janë vitet e bumit ekonomik, të revoltave, vitet e errëta të terrorizmit, në një Milano ku ndërthuret politika me biznesin. Liliana djeg etapat: një sukses i jashtëzakonshëm në jetën e saj profesionale, një martesë e mrekullueshme me një burrë të dashur, dhe pastaj fundi i karrierës së saj të gjatë. Edhe një herë një formulë që të siguron fitoren: fat dhe shumë vullnet për t’ia dalë mbanë.