Vrasje në kryeministri

Autor:Diana Çuli ISBN: 9789994305643 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 300Viti i botimit: 2018 Çmimi: 1000 Lekë

Në zyrat e Kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka, këshilltarja e re për kulturën, por e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan, ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e më të ndërlikuar. Diana Çuli pas Hotelit të drunjtë, vjen përsëri me një thriller, por kësaj here ngjarjet zhvillohen në hapësira më të mëdha e me kuptimplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithfarësh, të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur, por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm.