Versioni i Barnit

Autor:Mordecai Richler ISBN: 978-99943-0-238-3 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 588Përktheu: Pranvera XheloViti i botimit: 2011 Çmimi: 1200 Lekë

Libër i shquar i “A NEW YORK TIMES”

Fitues i çmimit “GILLER”

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij. Edhe kur shkruan me tone të ashpra për prapësitë bohemiane të viteve pesëdhjetë në Paris, tri martesat e tij të trazuara apo për kompaninë e tij të suksesshme televizive, të dorës së fundit, “Totally Unnecessary Productions”, nuk kalon shumë dhe tregon se kujtesa e tij mund të ketë filluar të pësojë të çarat e para, por gjaknxehtësia ama, funksionon me ngarkesë të plotë. Por, kur akuzohet për vrasjen e mikut të tij më të ngushtë – i kapur mat në shtrat me Zonjën e Dytë Panofski – versioni i ngjarjeve që jep Barni, mund të mos jetë i mjaftueshëm për ta mbajtur atë larg telasheve.

“Njëherazi, i këndshëm që të biesh përmbys, zemërak dhe sfilitës në mënyrë të dhimbshme”. – The Dallas Morning News

“I ndërtuar dhelpërisht për një pritshmëri maksimale dhe të qeshura pafund. … i harlisur.” – Time

“Rihleri tipik: i këndshëm, i ashpër dhe prekës”. – San Francisco Examiner

“Qëllimi i Rihlerit është ende vdekjeprurës… me një humor therës dhe magji follstafiane”. – The New York Times Book Review