KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Gjuha e fshehtë e luleve
Viktoria ka frikë nga kontakti fizik. Ka frikë nga fjalët, nga fjalët e saj dhe ato të të tjerëve. Por sidomos ka frikë të dashurojë dhe të lejojë ta dashurojnë. Ka vetëm një vend ku frika e saj tretet në heshtje dhe në paqe: ai është kopshti i saj i fshehtë në lulishten publike të Portero Hill- it në San Francisko. Lulet që ka mbjellë me duart e veta në këtë cep të panjohur të qytetit janë shtëpia e saj. Streha e saj. Zëri i saj. Pikërisht nëpërmjet gjuhës së luleve, Viktoria shpreh emocionet e saj më të thella. Livanda për mosbesimin, carangthi për mizantropinë, trëndafili i bardhë për vetminë. Sepse Viktoria nuk ka pasur një jetë të lehtë. E braktisur që në djep, e ka kaluar fëmijërinë duke u hedhur sa te njëra familje birësuese te një tjetër. Deri në takimin dramatik dhe tronditës me Elizabetën, e vetmja nënë e vërtetë që ka pasur ndonjëherë, gruaja që ia mësoi gjuhën e fshehtë të luleve. Dhe tani, pikërisht falë kësaj dhuntie magjike, ka marrë në dorë jetën e saj: tashmë është tetëmbëdhjetë vjeçe dhe punon si luleshitëse. Lulet e saj janë ndër më të kërkuarat në qytet, dhurojnë lumturi dhe shërojnë shpirtin. Por Viktoria nuk e ka gjetur ende lulen që është në gjendje të përthajë plagën e saj. Sepse zemra e saj mban brenda një faj të fshehtë. I vetmi që arrin t’ia shkulë me rrënjë është një djalë që duket se di gjithçka për të. Vetëm ai mund ta heqë atë barrë nga zemra e Viktorias, si gjembat që i hiqen një kërcelli. Vetëm ai mund të kujdeset për rrënjët e saj të padukshme. Vetëm kështu zemra më e ashpër e trëndafilit të bardhë mund të bëhet e kuqe nga pasioni.
“Gjuha e fshehtë e luleve” është një fenomen editorial i pashoq. I kërkuar nga të gjithë botuesit, është shitur në njëzet e shtatë vende me ankande luftarake dhe shifra rekord. Po ashtu, ka dalë njëkohësisht në të gjithë globin dhe nëpërmjet njërit prej personazheve më të jashtëzakonshëm të krijuar ndonjëherë, rrëfen një histori kuraje dhe shprese, braktisjeje dhe etjeje të pabesueshme për jetë, duke na treguar forcën e pafundme të dashurisë më të vërtetë, asaj të papërkryerës dhe pa rrënjë, që jep pa mëtuar asgjë në këmbim.
Për të shkruar “Gjuha e fshehtë e luleve”, Vanessa Diffenbough u frymëzua nga përvoja e saj si nënë birësuese. Pasi studio shkrim krijues në Stanford, mbajti kurse arti dhe shkrimi për adoleshentët e lagjeve të varfra. Ajo dhe i shoqi kanë tre fëmijë dhe jetojnë në Kembrixh, në Masaçusets. “Gjuha e fshehtë e luleve” është romani i saj i parë.