Vera e brengës së madhe

Autor:Martina Guga Kolana: Viti i botimit: 2022 Çmimi: 700 Lekë

Duke e lexuar prozën e shkurtër të Martina Gugës, me titull ngacmues e të gjetur “Vera e brengës së madhe”, të krijohet përshtypja se nuk ke të bësh me prozën e parë artistike të një vajze në moshë të re, por të dikujt që e ka provuar penën edhe shumë herë më parë. Novela përshkohet nga një ndjenjë e fortë realizmi dhe shquhet për një sensibilitet të prekshëm ndaj problemeve sociale të një vendi në tranzicion, siç është Shqipëria. Një ndër dramat e fuqishme ka qenë ajo e fëmijëve të shkëputur e të larguar nga gjiri i familjeve të tyre, siç është edhe rasti i Avës, por edhe emigracioni në vende të huaja, kryesisht ato fqinje, Greqi e Itali. Përshkrimet e dendura që has në novelë të japin të kuptosh se autorja është një vëzhguese e kujdesshme e mjedisit, çka e ndihmon atë që me një dorë të sigurt të ndërtojë skena të ndryshme dhe t’i vendosë ato në funksion të rrethanave dhe të situatave që kalon heroina e saj kryesore, Ava.

Edhe pse ndërtohet mbi një zinxhir ngjarjesh tragjike – vepra ka një theks të fortë optimist dhe përcjell te lexuesi një ndjesi pozitive për jetën dhe të ardhmen.

Virgjil Muçi, shkrimtar