Vëlla prej shpirti

Autor:David Diop ISBN: 978-99943-0-771-5 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 150Përktheu: Margarita Sulaj SkënderajViti i botimit: 2026 Çmimi: 1000 Lekë

Në frontin perëndimor, në llogoret franceze, mes ushtarëve të bardhë me pantallonat e tyre të kuqe të shndritshme spikasin tirajerët senegalezë, “çokollatat e Afrikës së zezë”, siç i quan kapiteni Armand. Para çdo sulmi kundër armikut gjerman, kapiteni nuk harron t’u kujtojë se ata janë krenaria e Francës, “më trimat mbi trima”, një tmerr i vërtetë për armiqtë që frikësohen nga “njerëzit e egër të zinj, kanibalët, zulutë”. Senegalezët qeshin të kënaqur dhe hidhen përpara me shikim të çmendur e me pushkë në dorë, sapo në llogore dëgjohet bilbili i kapitenit. Mes tyre janë edhe Alfa Ndiaji dhe Mademba Diopi, dy luftëtarë senegalezë që luftojnë nën fla- murin francez. Një ditë, megjithatë, Mademba plagoset për vdekje dhe i kërkon tri herë Alfës t’i japë goditjen e mëshirës. Tri herë Alfa refuzon, dhe pas një agonie të gjatë dhe të tmerrshme, Mademba vdes. I mbetur vetëm në marrëzinë e kasaphanës, Alfa humbet arsyen. Ai, fshatari i ardhur nga Afrika, shpërndan vdekjen mbi këtë tokë pa emër. I shkëputur nga gjithçka, madje edhe nga vetvetja, çliron dhunën më të egër, mbjell tmerr, deri aty sa të frikësojë edhe shokët e armëve.

 

«Një eksplorim i thellë i shpirtit njerëzor».

J.M. Le Clézio (Shkrimtar marokeno – francez, nobelist)

 

«Ky roman është një mrekulli. I shkruar me një stil të thjeshtë, thuajse naiv, por mahnitës, flet me një delikatesë prekëse për tragjedinë e llogoreve».

Tahar Ben Jelloun (Shkrimtar maroken)

 

«Mizoria e papërshkrueshme e fushëbetejës, e ndërt- hurur me një odë të bukur për miqësinë universale».

Le Journal du Dimanche (Gazeta e të Dielës)

 

I lindur në Paris më 1966-ën, David Diop u rrit në Senegal. Ky roman i solli çmimin prestigjioz Goncourt des Lycéens dhe vlerësime entuziaste e unanime nga kritika. Po ashtu, David Diop-i është romancieri i parë francez dhe autori i parë me prejardhje afrikane që ka fituar çmimin International Booker Prize