Vdekje si boja

Autor:Cornelia Funke ISBN: 978-99943-0-505-6 Kolana: Nr. faqe: 608Përktheu: Doreida Gedaj KafexhiuViti i botimit: 2017 Çmimi: 1400 Lekë

Ekziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhe babai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana.

Ekziston një libër që të jep pavdekësinë, që di ta kopsitë vetëm Mortimeri. Por, kur Kokëgjarpri kërkon Librin e Boshatisur, Mortimeri ia lag faqet, që ai të vdesë dalëngadalë. Dhe ndërkaq trupi i Zotërisë së Lig tretet mes dhimbjesh të tmerrshme, duke shpërthyer gjithë egërsinë e tij mbi Botën e Ngjyrosur.

Ekziston një histori që ka marrë një rrugë të paparashikuar dhe mizore, por nuk ka shkrimtar që mund të vendosë për fundin e personazheve të tij. Sepse nuk është shkruar gjithçka dhe gjithkush mund ta shkruajë historinë e tij e ta ndryshojë fundin.

 

Trilogjia e Cornelia Funke-s, nga Shtëpia Botuese “Dudaj”:

  1. Zemër si boja
  2. Gjak si boja
  3. Vdekje si boja