Ura në mjegull

Autor:Muriel Barbery ISBN: 978-99943-0-526-1 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 252Përktheu: Margarita Sulaj SkënderiViti i botimit: 2018 Çmimi: 900 Lekë

“Ura në mjegull”, ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.

Çfarë kanë të përbashkët vogëlushja Maria, e cila jeton në një fshat të thellë të Burgonjës, dhe një tjetër vajzë e vogël, Klara, e cila rritet në Abrucio të Italisë në të njëjtën kohë me Marian dhe që më pas dërgohet në Romë për të zhvilluar talentin e saj të jashtëzakonshëm për muzikën? Në dukje, pak gjëra. Megjithatë, mes tyre ekziston një lidhje sekrete: secila me mënyra të ndryshme është në kontakt me botën e elfëve, me botën e artit, të shpikjes, të misterit; gjithashtu edhe me atë të osmozës me natyrën, që u jep jetës së njerëzve thellësinë dhe bukurinë e saj. Mirëpo, një kërcënim i madh nga një elf batakçi rëndon mbi racën njerëzore dhe, vetëm Maria dhe Klara janë në gjendje që, përmes bashkimit të dhuntive të tyre, të prishin planet e tij. Dy vogëlusheve, pasi bashkojnë forcat, do t’u duhet të zhvillojnë një betejë të gjatë.

Libër i çuditshëm: një luftë, një piano dhe shumë kafshë magjike në botën e elfëve, që zbulojnë dy vogëlushet protagoniste. Një tjetër histori e mrekullueshme, elegante dhe që të jep kënaqësi për dashurinë, për fuqinë e rrëfimit dhe për lidhjet mes natyrës dhe njeriut.

MURIEL BARBERY është romanciere dhe mësuese filozofie franceze. Lindi më 28 maj 1969 në Kazablanka të Marokut, por bashkë me prindërit u shpërngulën në Francë kur ajo ishte vetëm dymuajshe. Studioi në Liceun Lakanal, ndoqi studimet në Ecole Normale Supérieure të Fontenay-Saint-Cloud-it në vitin 1990 dhe u diplomua për filozofi në vitin 1993. Më pas ajo dha filozofi në Universitetin e Burgonjës dhe në Saint-Lô IUFM (kolegji për trajnimin e mësuesve). Pasi e la punën, jetoi për dy vjet në Japoni (2008-2009). Aktualisht jeton në Evropë.

Romani i saj “Eleganca e iriqit” (botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”) kryesoi listat e librave më të shitur francezë për 30 javë radhazi dhe u ribotua 50 herë. Ky libër i saj ka qenë bestseller në Francë, në Itali, në Gjermani, në Spanjë, në Korenë e Jugut dhe në shumë vende të tjera.