Ungjilli sipas Jezu Krishtit

Autor:José Saramago ISBN: 978-99943-0-135-5 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 412Përktheu: Nasi LeraViti i botimit: 2009 Çmimi: 1000 Lekë

Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t’i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t’i kishte kushtuar turrën e druve. Por, të kundërshtosh sot një histori, që prej dy mijëvjeçarëve është pjesë e së shenjtës, është kujtesë simbolike dhe model i qytetërimit tonë; ajo nuk përbën më një herezi apo blasfemi. Megjithatë, ende vende dhe fe të tjera nuk ngurrojnë të japin vendime të pamëshirshme vdekjeje kundër poetëve dhe poezisë. Por a është me të vërtetë caku i lirisë aq i madh sa duam ta besojmë? Kjo është pyetja që shtron këtu Saramagoja, duke e bëri Jezusin, këtë bir të Zotit që nuk donte të ishte i tillë, viktimë flijuese dhe instrument nga më absolutët të pushteteve siç është edhe ideja e Zotit, kundër të cilit çdo rebelim është i pamundur. Ashtu si revolucionet, fetë hanë fëmijët e tyre, sado të pafajshëm të jenë.

Në këtë ungjill, që tregon fëmijërinë dhe jetën vetjake të Jezusit në një dramë romaneske madhështore, duke përzierë historinë, mitin dhe trillimin, Saramagoja fton lexuesin të marrë pjesë në debatin volterian, ku jepen Zoti, Djalli dhe Jezusi, duke mos qenë asnjëri ai që beson se është. Poezia e autorit dhe ironia e tregimtarit bashkohen në një stil madhështor, një nga më të përsosurit dhe më mjeshtërorët e letërsisë së sotme europiane dhe asaj botërore.