Unë jam Maria Callas

Autor:Vanna Vinci ISBN: 978-99943-0-649-7 Kolana: , Nr. faqe: 176Përktheu: Lura BaçiViti i botimit: 2021 Çmimi: 1400 Lekë

“NJË LEGJENDË, PO ÇFARË ËSHTË NJË LEGJENDË? NË FUND TË FUNDIT, UNË BESOJ SE KAM QENË NJË KRIJESË NJERËZORE E VËRTETË.”

 

Historia dhe miti i Maria Callas-it: një ikonë e epokës sonë, e përshkruar dhe e përjetësuar në një novelë grafike, fryt i një pune kërkimore shumë të kujdesshme. Nëpërmjet figurave dhe fjalëve të autores Vanna Vinci, Callas-i bëhet një personazh i tragjedisë greke (skema e së cilës është rihartuar në këtë libër, madje duke vënë në përdorim edhe korin) dhe, në të njëjtën kohë, edhe një super yll. Një vepër që pasionon dhe mallëngjen, nga e cila del në pah një reflektim mbi fuqinë e artit si një çlirim personal dhe mbi talentin, njëkohësisht si bekim dhe dënim.

Vanna Vinci, e cila u shfaq në botën e librave vizatimorë në fillimin e viteve nëntëdhjetë, u shqua si një autore nga më të mëdhatë, e ndjekur dhe e vlerësuar jo vetëm nga publiku italian. Veprat e saj, në fakt, janë botuar në vende të ndryshme, ndër të cilat në Francë, Gjermani dhe Angli. E dalluar nga një stil shumë vetjak, i cili i përshtatet çdo lloj rrëfimi, Vinci është edhe krijuesja e rubrikës humoristike Fëmija filozofike (që ka si protagoniste alter egon e saj), si edhe ilustruese librash për të rinj. Jeton mes Bolonjës dhe Milanos.