Udhëtimi i elefantit

Autor:José Saramago ISBN: 978-99943-0-272-7 Kolana: Nr. faqe: 216Përktheu: Nasi LeraViti i botimit: 2012 Çmimi: 900 Lekë

Në vitin 1551, mbreti i Portugalisë, Zhoa III, i dhuroi kryedukës Maksimilian të Austrisë, dhëndrit të Karlit të Pestë, një elefant të Azisë, së bashku me kujdestarin e tij, Subhronë. Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.

“Udhëtimi i elefantit”, një ndërthurje e fakteve reale dhe të sajuara, është një roman shumë i bukur koral, një reflektim mbi jetën dhe kushtin njerëzor, ku humori dhe ironia, armë e qartësisë së pamëshirshme të autorit, bashkohen me dhembshurinë me të cilën José Saramago heton dobësitë e njerëzve.