Thika e mprehtë

Autor:Philip Pullman ISBN: 978-99943-0-086-0 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 324Përktheu: Artan MirakaViti i botimit: 2008 Çmimi: 1000 Lekë

Lira e vogël guximtare kalon një portë vezulluese në qiell dhe gjendet në një qytet shumë të bukur e të shkretë, në botën tjetër, ku rrugët ruhen nga fantazmat që ushqehen me shpirtra dhe në qiell dëgjohet rrahja e largët e flatrave të engjëjve. Por nuk është e vetme: dymbëdhjetëvjeçari Uill Perri, që arratiset nga jeta e tij pas një vrasjeje, ka hyrë gjithashtu në këtë mbretëri të re.

Në një udhëtim të rrezikshëm nga bota në botë, Lira dhe Uilli zbulojnë një sekret vdekjeprurës: një objekt me një fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese. Në çdo hap që hedhin, ata i afrohen një rreziku gjithnjë e më të madh – dhe së vërtetës tronditëse të destinacionit të tyre.