KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Suita 405
Një makinë luksoze përshkon autostradën që lidh Romën me Milanon. Në të ndodhet kont Lamberto Rizotoja, pronar i një industrie metalurgjike të rëndësishme që e drejton me sukses, pavarësisht krizës ekonomike të vendit. Burri pret me padurim që të kthehet në shtëpi për ta mbyllur sa më parë çdo lidhje me Armandën, gruan e tij të pashme, ngaqë porsa ka zbuluar marrëzinë e saj të fundit. Gjendja e zymtë shpirtërore fashitet nga kujtimi i shkurtër me një të panjohur – “shumë e re, shumë e bukur e me elegancë” – që më kot i shpëtoi nga duart.
Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon si parukiere e që, pas shumë vite sakrificash, arrin të hapë një sallon të vetin. Jetojnë së bashku në një banesë të vjetër, në njërin nga pallatet e mëdhenj që nxjerrin në pah gëzimet e hidhërimet e gjithsecilit, një realitet në të cilin vështirë se dalin të ardhurat për ta shtyrë muajin dhe realizimi i një ëndrre mund të kërkojë kursimet e gjithë jetës.
Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e padiskutueshme për drejtësi dhe dashuri.
Sveva Casati Modignani është një nga emrat më të dashur të letërsisë bashkëkohore. Romanet e saj janë përkthyer në njëzet vende të botës dhe janë shitur më shumë se dymbëdhjetë milionë kopje. Shkrimtarja jeton ngaherë në Milano, në shtëpinë ku lindi e që dikur i përkiste gjyshes së saj.
Libra të tjerë nga Sveva Casati Modignani:
Më në fund një shi diamantesh, Një grua e denjë, Përgjithmonë Xhulia (1)Shkëlqimi i jetës (2), Ana me sy të gjelbër, Dashuritë e një jete, Tangoja e harrimit, Karfica me trëndafil , Zemër pasioni, Mjellma e zezë, Rrugica “Dukeska”, Një botë femërore, Baroni, Si yjet që bien, Vanilje dhe çokollatë, E fshehta e Leonisë Një bashkëshort si shpirt, Pallati Soljano, Vreshti i Anxhelikës, Kur prek lumturinë.