Sindroma “Shopping”

Autor:Mariafrancesca Venturo ISBN: 978-99943-0-116-5 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 176Përktheu: Albana NexhipiViti i botimit: 2009 Çmimi: 700 Lekë

KLIENTI KA GJITHMONË TË DREJTË… EDHE KUR E KA GABIM! Një palë pantallona në mes të prapanicës, një triko me ngjyrën e lëvores së pemës, një pallto më në modë se të tjerët… Kur merresh me dëshirat e klientëve në një dyqan veshjesh, asnjë kërkesë s’është tej mase absurde dhe asnjë pyetje s’është e paimagjinueshme. Kështu, zonjat e bollshme vazhdojnë të këmbëngulin se iu bën masa dyzet e dy, ato që janë maniake pas të blerit, s’e vënë re që karta e kreditit është boshatisur tashmë, ndërkohë që shitëset e shohin gjithë këtë pa u përzierë aspak, teksa nxjerrin në pah një buzëqeshje tridhjetë e dy dhëmbëshe. Një dyqan veshjesh është një mikrokozmos, ku mund të hyjë kushdo, të kërkojë gjërat më të çuditshme e t’u japë zë dëshirave më të parealizueshme. Nga ana tjetër, dihet: klienti ka gjithmonë të drejtë… “Sindroma e të blerit” është një fjalor i kapriçove të modës, një fjalor i termave të habitshme që përdorin klientet, një karel zbavitës e fshikullues njëkohësisht mbi absurditetin e pabesueshëm të racës njerëzore. Është një libër për dëshirat, për gratë në kërkim të bukurisë, për njerëzit në kërkim të një lumturie të thjeshtë e të sinqertë.