KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Shkolla e Bukurisë në Kabul
Një kapitull i shkëlqyer në hyrje, plot ngjyra, tension dhe humor, i shoqëron lexuesit në botën e çuditshme dhe të mbyllur të grave të Afganistanit. Së shpejti do të bëhet një dasmë, me shkuesi, sigurisht, por ka një të fshehtë të ligë, e cila mund të jetë e rrezikshme. Nusja nuk është e virgjër. E gjithë kjo histori e jashtëzakonshme vërtitet rreth mënyrës se si e zgjidh këtë problem Rodriguezi, një grua energjike dhe dinamike, që kapërcen barriera kulture e gjuhe. Kujtimet e Rodrigues, e cila ndihmon të ngrihet shkolla dhe salloni i parë i bukurisë pas përzënies së talebanëve në Afganistan, hapin një dritarez drejt një bote që perëndimorët rrallë e shohin, drejt një jete pas perçes.
Një histori argëtuese “Shkolla e bukurisë në Kabul” e kapërcen gjerësisht zhanrin e të ndjerit mirë për shkak të dhuntive të spikatura që zotëron autorja për të rrëfyer histori dhe për shkak të sensit të hollë të humorit. – The New York Times.
Deborah Rodriguez shkoi në Afganistan që të transformonte jetën e saj, por përfundoi duke revolucionarizuar jetët e shumë prej motrave të saj afgane. Ky libër më bëri të ndihesha sikur të isha pikërisht atje, te salloni i bukurisë, duke ndarë lotët dhe të qeshurat, ndërsa përtej derës sime, një vend i tërë ndryshonte. “Shkolla e bukurisë në Kabul” është një histori frymëzuese dhe emocionuese. – MASHA HAMILTON, autore.
Një histori magjepsëse që nga faqja e parë. Kujtimet e Rodriguez-it më bënë për vete me humorin dhe fuqinë femërore. Nuk mund të gjendej një emër më me vend për një sallon: ajo ndërtesë e vogël, ku praktika e parukerisë është njëkohësisht një akt sfide dhe tradite, është në të vërtetë një oazë dhe një vend ku unë do të isha e lumtur të qëndroja.- MARSHA MEHRAN, autore.
Një libër tërheqës për një grua të zakonshme në rrethana të jashtëzakonshme. – The Tampa Tribunen.
Një histori mahnitëse… që të mbërthen… Nëse përplasja e qytetërimeve është në prag, atëherë na nevojiten shkrimtarë si Rodriguez-i, që të na tregojnë se ata që janë në anën tjetër të ndarjes janë gjithashtu njerëz me të njëjtat frikëra dhe aspirata si ne.- New Statesman (Mbretëria e Bashkuar).
Historitë e grave perëndimore që u vijnë në ndihmë afganëve nuk janë rrëfyer kurrë më parë dhe asnjëherë me pafajësinë dhe shpirtin që shfaq Rodriguez-i… Një libër që rekomandohet të lexohet patjetër. – Library Journal