Shkëmbimi

Autor:John Grisham Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 372Përktheu: Alken MyftiuViti i botimit: 2025 Çmimi: 1400 Lekë

“Grisham-i është ndoshta tregimtari më i mirë që kemi.”
The New York Times Book Review
(Rubrika e Kritikës së Librave, The New York Times)
Çfarë ndodhi me Miçin dhe Abin, pasi zbuluan krimet e zyrës ligjore Bendini, Lambert & Locke në Memfis dhe u arratisën jashtë shtetit?
Përgjigjja gjendet në librin “Shkëmbimi”, vazhdimi mbërthyes i romanit “Firma”, veprës që hodhi bazat e karrierës së tregimtarit të parapëlqyer të Amerikës.
Kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet. Miçi dhe Abi jetojnë në Manhattan; ai është partner në firmën ligjore më të madhe në botë. Kur një koleg dhe mentor nga Roma i kërkon një nder që e çon drejt Stambollit e Tripolit, Miçi e gjen veten në qendër të një cikloni djallëzor me pasoja mbarëbotërore.
Për herë të dytë, në shënjestër janë miqtë, kolegët dhe familja e tij. Miçi mbetet mjeshtër, gjithnjë dy hapa para kundërshtarëve, por këtë herë duket se nuk ka asnjë rrugëdalje.
“Grisham-i na sjell një rrëfim që të lë pa frymë për jetën e re të MekDirëve… Me stilin e tij të pagabueshëm klasik, ai e çon tensionin në kulmin më të lartë. Një roman që ndjek gjurmët e paraardhësit të tij të mirënjohur.”
The Wall Street Journal