KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë179
- Biografi & Kujtime21
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane52
- Letërsi Europiane221
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi40
- Shkrimtarë Nobelistë19
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
21
SHËTITJE E SHKURTËR NË POEZINË E SOTME ITALIANE (1991-2026)
Poezia e sotme italiane shfaqet si një metropol i madh dhe i pasur, me monumentet që i njohin të gjithë, por edhe me rrugicat, periferitë dhe vendet e fshehta që u zbulohen vetëm atyre që dinë ku të kërkojnë. Julian Zhara e njeh mirë këtë qytet dhe ka zgjedhur ta përshkojë duke mos ndjekur një rrugë të paracaktuar, por duke u udhëhequr nga takimet, afritë dhe kënaqësitë që të jep fjala.
Julian Zhara me këtë libër do t’ju shoqërojë në zbulimin e poezisë bashkëkohore italiane, përmes zërave të saj më të bukur, më befasues dhe më të papritur.
Alessandro Ruggera-Drejtor i institutit Italian në Tiranë
“…kam mësuar se mënyra më e mirë për ta njohur një qytet është të ekzagjerosh çorientimin. Edhe duke e njohur mirë, mund të jetë vërtet pozitive të endesh në një lagje të panjohur, të shijosh tingullin e hapave të tu dhe të fillosh të humbasësh, sepse vetëm atëherë qyteti fillon të bëhet yti – një përemër jo vetëm pronor, por që shpalos edhe përkatësinë tënde – dhe befasohesh nga kënde vërtet të bukura, nuk i shqit dot sytë nga një oxhak që është një vepër e vërtetë arti, në një pikë “të vdekur” (ose më saktë, të fjetur) nga e cila panorama bëhet një himn mahnitjeje. Pra, ftesa ime, që të drejtohet ty që ke ardhur deri këtu, në aeroport, është të humbasësh në poezinë bashkëkohore italiane, sepse do të gjesh gjithmonë një vend të sigurt për të kaluar natën, për të qenë në gjendje të flasësh, sy më sy, me poetët e mëdhenj, të cilët e njohin gjithmonë dialogun dhe mikpritjen. Të paktën kur shkruajnë. Hë, pra, a je gati?”





