Sekreti

Autor:Rhonda Byrne ISBN: 978-99943-0-143-0 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 200Përktheu: Marenglen PepaViti i botimit: 2010 Çmimi: 1300 Lekë

Keni në duar një Sekret të Madh…

Ndër shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Ky Sekret shekullor është kuptuar nga disa prej njerëzve më të mirënjohur në histori: Platoni, Galilei, Bet’hoveni, Edisoni, Karnegi, Ajnshtajni – bashkë me disa shpikës të tjerë, teologë, shkencëtarë, dhe mendimtarë të mëdhenj. Tani Sekreti po i zbulohet botës.

Për herë të parë, të gjitha pjesët e sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t’ia transformojë jetën gjithkujt që do ta përjetojë.

Në këtë libër do të mësoni si ta përdorni sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që keni në botë.

Sekreti përmban mençuri nga mësuesit e ditëve moderne – burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohuritë e sekretit, ata nxjerrin në dritë histori mahnitëse për mënyrën si zhduken sëmundjet, si fitohen pasuritë e mëdha, si kalohen pengesat dhe si arrihen gjërat që shumëkush i cilëson si të pamundura.