Sekreti i fundit

Autor:Dan Brown ISBN: 978-99943-0-786-9 Kolana: Gjinia: , , , , Nr. faqe: 772Përktheu: Alken MyftiuViti i botimit: 2026 Çmimi: 2000 Lekë

Bota e Robert Langdonit del jashtë kontrollit ndërsa, tek po shoqëron akademiken e njohur Ketrinë Solomon në Pragë, për një ligjëratë ku është ftuar të flasë, ajo zhduket nga dhoma e hotelit pa lënë gjurmë. Larg shtëpisë dhe zonës së tij të rehatisë, Langdoni duhet të përdorë gjithë zgjuarsinë për t’u përballur me forca të panjohura dhe për të gjetur gruan që dashuron.

Por Praga është një qytet i vjetër dhe i rrezikshëm, i mbushur me folklor dhe mister. Për më shumë se dy mijë vjet, valët e historisë kanë kaluar, duke lënë shenja të gjithçkaje ka ndodhur më parë. Langdoni nuk e di se një hije e errët e së kaluarës po e ndjek nga pas. Duhet të përdorë gjithë dijen e vet për të deshifruar botën përreth, përpara se të përpihet edhe ai nga rrathët e tradhtisë dhe mashtrimit që kanë gllabëruar Ketrinën.

Në një sfond kështjellash madhështore, kishash të larta, varrezash të fundosura në dymbëdhjetë shtresa dhe labirintesh nëntokësore, Langdoni duhet të lundrojë në një qytet hijesh që fshihet në sy të të gjithëve – një qytet që ka ruajtur sekretet e tij për shekuj dhe nuk i zbulon lehtë.

Kjo është një fushëbetejë ndryshe nga çdo përvojë e mëparshme, ku ai duhet të luftojë jo vetëm për jetën e vet, por edhe për të ardhmen e vetë njerëzimit.

“Sekreti i fundit” është romani i parë i Dan Brown-it pas më shumë se tetë vitesh dhe shënon rikthimin mbresëlënës të simbologut të Harvardit, Robert Langdon, këtë herë i përfshirë në një komplot që do të vërë në provë edhe fuqinë e tij të jashtëzakonshme mendore dhe do ta rrezikojë duke i marrë gjithçka që ka të shtrenjtë.

 

Dan Brown është diplomuar në Amherst College e Phillips Exeter Academy dhe është autori i romaneve “Diabolus”, “Mashtrimi i madh”, “Engjëj dhe djaj”, “Kodi i Da Vinçit”, “Simboli i humbur”, “Ferri” dhe “Origjina”, të gjithë të botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Dudaj”. Të gjithë kanë qenë suksese të mëdha ndërkombëtare.

Tre nga romanet e tij me Robert Langdonin janë përshtatur për ekran nga Ron Howard, me Tom Hanks-in në rolin kryesor.

Më 14 mars të 2026-ës Dan Brown-i u nderua në Paris me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave”.