Sekretet e shijes

Autor:Renato Mekolli ISBN: 978-99943-0-479-0 Kolana: , Gjinia: Nr. faqe: 268Viti i botimit: 2016 Çmimi: 1500 Lekë

Renatoja, me kujdesin maksimal e përkushtimin e tij, bëri për vete çdo klient që shijoi pjatat e krijuara prej tij, duke bërë të mbushej plot çdo restorant ku ai ka punuar. Këto janë arsyet që ai meritoi çdo sukses e çmim, të cilat për 5 vjet me radhë e çuan në evenimentin më të rëndësishëm të gastronomisë në Greqi, “Kapelat e Arta”. Elli Boubouri, Drejtoreshë e revistës “Athinorama”

 

Ai fitoi zemrat e të gjithëve me gatimet e tij të mrekullueshme, të cilat ishin përsosur nga puna e bërë me pasion për orë, muaj e vite, pa u ndier dhe pa u dukur, duke eksperimentuar me teknikat e larta që i duhen një shefi. – Eleni Psyhouli, Kritike gastronomie e revistës “Olive”

 

Kur bashkë me ekipin tim shkuam të eksploronim Restorantin Historik të Athinës, shoqëruesi ynë na tregoi se këto receta ishin krijime të një djali të ri tepër të talentuar, të cilin ai me të drejtë e cilësoi si një “STAR” dhe një “TOP CHEF” të kuzhinës moderne greke. Për këtë u bindëm pasi shijuam pjata të ndryshme të menysë së këtij restoranti. – Frank Bruni, kritik shijesh i gazetës “The New York Times”