KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Matilda
Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do ta çonte në burg bashkë me të ëmën. Ajo mbyllte gojën dhe nuk ngrihej nga shtrati gjer në darkë kur shtrihej e ëma. Kur atë e merrte gjumi fuste një copë bukë në gojë, pastaj fillonte të endej në errësirë. Nuk kishte forcë as të ëndërronte, as të mendonte. Ndonjëherë lexonte një libër, por tani nuk kishte dëshirë të prekte asgjë me dorë.
Gjersa u sëmur nuk kishte shfaqur ndonjë ndjenjë ndaj Ganiut, por tani pranonte edhe urinë, edhe frikën, por atë nuk e donte më. Ai e tmerronte. Pastaj kur qeshte me ata dhëmbët e tij të rënë. Sa i frikshëm që i dukej në ato momente! Edhe kur mbyllte sytë ai i shfaqej me rripin në dorë që e ndiqte për ta kapur. Ajo i shpëtonte njëherë, por ai prapë dukej në qoshen tjetër i gatshëm për ta mbërthyer mes kthetrave. E ëma nuk e dinte për këto, ndryshe nuk do ta linte. Po paratë? Ku do t’i gjenin ato para për të jetuar?