Rrëfimi

Autor:John Grisham ISBN: 978-99943-0-493-6 Kolana: Viti i botimit: 2017Përktheu: Elona MistrovicaNr. faqe: 532 Çmimi: 1200 Lekë

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor që endet i lirë. Ai nuk e kupton sesi policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t’i gëzohet fatit të tij të mirë. Fajtori mund të arrijë deri aty sa të shohë gjyqin e personit të akuzuar gabimisht për krimin e kryer nga ai vetë. Qesh kur policët dhe prokurorët përgëzojnë veten dhe njëri-tjetrin.

Në vitin 1998, në qytetin e vogël Slon të Teksasit Lindor, Trevis Bojeti rrëmbeu, përdhunoi dhe mbyti një nxitëse tifozësh mjaft të njohur të shkollës së mesme. E varrosi trupin e saj me qëllim që askush të mos e gjente dhe më pas, i habitur, sheh se policia dhe prokuroria arrestojnë dhe dënojnë Donte Drumin, djalosh vendës, yll i futbollit.

Tanimë kanë kaluar nëntë vjet. Trevisi sapo është liruar nga burgu, ku vuajti dënimin për një krim tjetër dhe ndodhet në Kanzas; ndërkohë mbeten vetëm katër ditë para ekzekutimit të Dontes. Trevisi vuan nga një tumor i paoperueshëm në kokë. Për të parën herë në jetën e tij të mjerueshme, vendos të bëjë gjënë e duhur dhe të rrëfehet. Por, si mundet një fajtor të bindë avokatët, gjyqtarët dhe politikanët, se po ekzekutojnë një të pafajshëm?

“Pas çdo libri të ri, e vlerësoj edhe më shumë Grishamin për kritikat e tij të guximshme ndaj sistemit ligjor, mëshirën që ndien për humbësit, si dhe vullnetin për të eksploruar drejtime të reja.” – ENTERTAINMENT WEEKLY

“Xhon Grishami është rrëfimtari më i mirë që kemi tani për tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – NEW YORK TIMES BOOK REVIEW