Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave

ISBN: 978-99943-0-217-8 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 140Përktheu: Ditmir Bushati, Ardiana HobdariViti i botimit: 2011 Çmimi: 700 Lekë

“Në këtë libër të rëndësishëm, që është shkruar në kohën e duhur dhe në mënyrë kaq mjeshtërore, Robert Kagan tregon se “fundi i historisë” ishte një iluzion. Sfidat e sotme globale paraqesin një sprovë jetike për demokracitë e botës. Ky libër është një zile alarmi dhe duhet të lexohet nga politikëbërës, politikanë, analistë dhe të gjithë ata që janë të interesuar për një udhëzues në ujërat e rrezikshme të gjeopolitikës së shekullit XXI.” – Senatori John McCain

“Robert Kagan ka shkruar sërish një libër provokativ, plot mendim dhe me rëndësi jetike, që do të riformatojë mënyrën tonë të të menduarit për botën, rolin e posaçëm që duhet të luajë Amerika në të, si dhe parimet që duhet të na udhëheqin. “Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave” është një libër që duhet të lexohet patjetër nga të gjithë ata që janë të interesuar për të ardhmen e politikës së jashtme amerikane – dhe një kujtesë se për ç’arsye Robert Kagan-i është një nga strategët e pazëvendësueshëm të kombit tonë.” – Senatori Joseph Lieberman