Psikologjia e devijancave

Autor:Nazim ShtinoRedi Shtino ISBN: 978-99943-0-603-9 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 356Viti i botimit: 2020 Çmimi: 1500 Lekë

Nazim Shtino ka lindur më 1940. Prej vitit 1965 ka ushtruar profesionin e psikiatrit, psikiatrit-ligjor dhe neurologut. Po kështu, ai ka kryer detyrën e mësimdhënies në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në Fakultetin e Mjekësisë dhe në disa universitete jopublike.

Në veprimtarinë e tij shkencore bëjnë pjesë këto monografi dhe tekste mësimore:

  1. Psikiatria ligjore – Tiranë, 1975
  2. Psikiatria ligjore – Tiranë, 1986
  3. Personaliteti dhe çrregullimet e tij – Tiranë, 2001
  4. Çrregullimet seksuale – Tiranë, 2002
  5. Çrregullimet e gjumit – Tiranë, 2003
  6. Psikiatria ligjore – Tiranë, 2004
  7. Psikiatria ligjore – Tiranë, 2011
  8. Vlerësimi i shëndetit mendor tek të dënuarit me privim lirie – Tiranë, 2014

 

Redi Shtino ka lindur më 1974. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Bolonjës – dega Fakulteti i Juridikut. Në vitin 2015, ai ka mbrojtur titullin doktor i shkencave juridike me temën: “E drejta parlamentare kushtetuese”, pranë Universitetit Shtetëror Tiranë – Fakulteti i Shkencave Juridike. Po kështu, në vitin 2016 ka mbrojtur të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit. Autori ushtron veprimtari pedagogjike në Universitetin Shtetëror të Tiranës (Fakulteti Juridik) dhe në disa universitete jopublike, prej vitit 2008 e në vazhdim. Prej vitit 2016, vazhdon veprimtarinë e tij profesionale pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në sektorin e arsimit shkencor të lartë. Në veprimtarinë e tij shkencore ka kontribuar si bashkëpunëtor në hartimin e tekstit.

– E drejta Proceduriale Civile e Bashkimit Europian dhe e Drejta Parlamentare e krahasuar.

– Gjeneza Italo-Shqiptare – Tiranë, 2017.