Petali i gjatë i detit

Autor:Isabel Allende ISBN: 978-99943-0-654-1 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 378Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2021 Çmimi: 1400 Lekë

Viti 1939. Në fund të Luftës Civile në Spanjë, mjeku i ri Viktor Dalmau dhe një mikeshë e familjes, pianistja Roser Brugera, ashtu si mijëra spanjollë të tjerë, u detyruan të iknin nga Barcelona. Pasi përshkuan Pirenejtë, në Bordo, duke u shtirur si të martuar, arritën të hipin në bordin e Winnipeg– ut, vaporit të marrë me qira nga Pablo Neruda për të çuar më shumë se dy mijë refugjatë spanjollë në Kili – “petalin e gjatë të detit dhe dëborës”, sipas fjalëve të vetë poetit – në kërkim të paqes që nuk iu dha në atdheun e tyre.

Atje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.

E frymëzuar nga ngjarje historike që i ka përjetuar fort, Isabel Allende bën një eksplorim emocionues të lidhjeve sentimentale që mund të farkëtohen në një mërgim të zgjatur, kur njeriu pyet veten se çfarë është toka e tij, nëse është territori mitik dhe i pakthyeshëm i rinisë apo vendi ku hedhin rrënjë dashuri të reja dhe të pathyeshme.

 

Historia mallëngjyese e një burri dhe një gruaje që marrin arratinë për t’u mbijetuar pështjellimeve të historisë së shekullit të njëzetë.

 

Isabel Allende ka lindur në Lima (Peru), në vitin 1942-shin, por ka jetuar në Kili deri në vitin 1973, ku punoi si gazetare. Pas grushtit të shtetit që organizoi Pinochet- i, u vendos në Venezuelë dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara. Me romanin e saj të parë, Shtëpia e shpirtrave (1982), u afirmua menjëherë si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës në gjuhën spanjolle. Në vitin 2014, Barack Obama e vlerësoi Isabel Allende- n me Medaljen presidenciale të Lirisë. Ndërsa në vitin 2018, ajo u bë autorja e parë e gjuhës spanjolle që mori medaljen e National Book Award për kontribut të shquar në letërsinë amerikane.

 

Nga Shtëpia Botuese “Dudaj – libra të tjerë të Isabel Allende:

Shtëpia e shpirtrave

Paula

Bija e fatit

Portret në sepje

Ishulli nën det

Vendi im i imagjinuar

Shuma e ditëve

Loja e Riper-it

Fletorja e Majës

Përtej dimrit

Qyteti i shtazëve

Mbretëria e Dragoit të Artë

Pylli i Pigmejve

Dashnori japonez

Për dashurinë dhe hijen