KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Përshpirtja
Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël. Motra e tij, Veronika, ishte atje atëherë, ashtu siç është këtu tani, për t i bërë shoqëri të vdekurit edhe për pak kohë.”Përshpirtja” është një epikë familjare, e përmbledhur dhe e shpleksur me guxim nga Anne Enright. Është gjithashtu një histori seksuale, që përshkruan dhimbjen dhe shpagimin e përcjellë në tre breza duke filluar nga gjyshja, Ada Merriman për të treguar se si deformohen kujtimet dhe qelben sekretet e familjes. Ky roman flet për dashurinë dhe zhgënjimin, për epshin e pakënaqur dhe dëshirën pa kufi, por edhe për atë që fati ynë është shkruar në trupin tonë dhe jo tek yjet. Ashtu si të gjitha veprat e tjera të Anne Enright, ky është një roman i guximshëm, i mprehtë dhe depërtues. Inteligjenca e veçantë e autores e bën lëmsh botën përpara nesh për një çast, për të na e kthyer sërish nën një dritë të re e të paharrueshme.