Përralla e maçokut dhe e miut që u bë shok i tij

Autor:Luis Sepúlveda ISBN: 978-99943-0-617-6 Kolana: , Gjinia: , Nr. faqe: 174Përktheu: Idlir HoxhaViti i botimit: 2020 Çmimi: 600 Lekë

Në Mynih, Maksi është rritur bashkë me maçokun e tij Miks, me të cilin ka një lidhje shumë të thellë. Pasi arrin moshën e pjekurisë dhe pavarësinë nga prindërit, Maksi shkon të jetojë vetëm duke marrë me vete edhe maçokun e dashur. Fatkeqësisht puna e tij e detyron shpesh të jetë jashtë shtëpisë dhe Miksi, i cili po plaket dhe po e humbet shikimin është i detyruar të kalojë orë të gjata në vetmi. Por një ditë dëgjon një zhurmë që vjen nga qilari dhe e kupton që duhet të jetë një mi… Një tjetër histori e madhe miqësie midis të ndryshmish, që do të argëtojë dhe prekë breza të ndryshëm lexuesish, sepse pikërisht kjo është magjia e Luis Sepulvedës.